Udhëzim mbi shtesat ushqimore

ROYAL KINDER® Jelly  |  ROYAL ReVITA® Jelly   |  ROYAL SUPERIOR® Jelly

Çka janë produktet Royal Jelly®?

Produktet Royal Jelly përmbajnë qumësht të bletes të cilin e  prodhojnë bletët punëtore duke përdorur polenin e luleve dhe mjaltin. Ky bashkëdyzim i çmuar i materieve ushqyese i dedikohet në rend të  parë ushqimit të larvave, të cilat janë paracaktuar për zhvillimin e bletës Amëz (mbretëresha e kosheres), e vetmja  bletë sexualisht e pjekur Të gjitha larvat jane të barabarta, por vetëm ato të cilat ushqehen me qumësht të bletes shëndrohen në mbretëreshë të kosheres.Qumështi i bletes është koncentrat i shquar  i përbërësve bilogjikisht   bioaktivë të rëndësishëm për funksionimin e mirëfilltë të organizmit. Ajo përmbanë ujë, proteine, karbohidrate, vitamina (sidomos vitaminet B), minerale, enzime, aminoacide esenciale, si dhe acidin nukleik (ADN dhe ARK). Është e njohur për përmbajtje të acidit hidroksidecenoid-10 (10–AHD), acide të pangopura yndyrore te izoluara kryesisht nga qumështi i bletes i cili vepron fuqishëm kundër bakterieve dhe fungjeve. Qumështi i  bletes është një prej burimeve natyrore më të pasura të acetilholinës, e cila është përgjegjëse për transportin e impulseve nervore dhe sekretimin e gjëndrave, si dhe përmban gamaglobulinën e cila forcon sistemin imunitar..

Qumështi i bletes forcon vitalitetin dhe imunitetin e organizmit, shpejton rikuperimin përmirëson aftësitë funksionale dhe ngadalëson plakjen. Propozohet si prevencë gjatë situatave stresuese si dhe gjatë ngarkesave të mëdha psikofizike. Shkurtimisht, qumështi i  bletes  është biostimulator i shkëlqyer dhe antioksidans natyral.

Vërejtje dhe masa kujdesi

– Kujdes: qumështi i  bletes mund të shkaktojë reaksion alergjik. Produktet Royal Jelly® mos i përdorni nëse jeni alergjik (të ndieshëm) në qumësht  blete, nëse keni astmë ose alergji ndaj produkteve në bazë të bletëve.

– Përdorimi qumështit të  bletes nuk është i hulumtuar sa duhet në gratë shtatëzënë dhe gjidhënëse, prandaj nuk rekomandohet përdorimi i tyre.

Si të përdoren produktet Royal Jelly®

  • Rekomandohet përdorimi i një flakoni-ampulë në ditë (para mëgjesit).
  • Para përdorimit është e nevojshme të tunded përmbajtja në flakon. Ventilin e sigurisë e shtypni poshtë. Hapet dhe pihet.
  • Mund të përdoret e patretur, ose e tretur me ujë ose lëngë.
  • Doza e rekomanduar ditore nuk duhet tejkaluar.
  • Shtojca ushqimore nuk është zëvendësues,  zëvendësim për ushqimin e balansuar dhe mënyrën e shëndetëshme. të jetës

ROYAL KINDER® Jelly

ROYAL KINDER® Jelly  është shtesë ushqimore e dedikuar për fëmijët e moshës përmbi 2 (dy) vjeç. Një flakon 10ml përmban 500mg qumësht të bletes me shije të  bananes.Vlerat ushqyese dhe protektive të qumështit të bletes ndihmojnë rritjen normale fizike dhe zhvillimin psikofizik të fëmijëve.

Indikacionet: rekomandohet për fëmijët në fazën e rritjes fizike dhe zhvillimit psiqik, tek humbja e oreksit dhe peshës trupore, në lodhje  fizike dhe psiqike, tek anemia dhe gjatë provimeve në shkollë. .Mund të përdoret në çdo stinë të vitit, dhe rekomandohet sidomos gjatë ndërrimit të stinëve dhe gjatë periudhës së ftohjeve të shpeshta.

Përbërja: ujë, fruktozë, qumshtë blete te liofilizuar , aromë  e lëngët  bananeje, kalium sorbat, acid citrik, natrium benzoat. Çdo flakon përmban 1,6% ose 166 mg qumësht blete të liofilizuar (ekuivalent me 500 mg qumësht blete të freskët).

 

ROYAL ReVITA® Jelly

ROYAL ReVITA® Jelly është kombinim i qumështit të  bletes dhe xhensen,  bimë me veprime stiumuluese. Ky kombinim  është dedikuar për përdorim gjatë situatave rraskapitëse fizike dhe psiqike. Është shtesë energjetike me efekte përcjellëse adaptuese dhe stimuluese. Një flakon  prej 10 ml përmban 1000 mg qumësht blete dhe 18 mg ekstrakt të thatë të xhensenit aziatik. Me shije të këndshme ananasi, kjo shtesë ushqimi kompenson energjin përmes efekteve të saj adaptogjene (përshtatshmëri në gjendje stresi) dhe stimuluese.

Indikacionet: rekomandohet sidomos për njerëzit fizikisht dhe psiqikisht të raskapitur, për njerëzit të cilët janë të ekspozuar ndaj stresit, tek dobësia e përgjithshme e organizmit, gjatë periudhes së provimeve, sepse  xhenseni ngritë vëmendjen dhe  koncentrimin dhe rezistencën e përgjithshme të organizmit.

Masat e kujdesit: personat me tension të lartë, tahikardi ose që vuajnë  nga ankthi, para përdorimit të ROYAL ReVITA® Jelly, duhet të konsultohen me mjekun.

Përbërja: ujë, fruktozë,qumësht blete e liofilizuar), aromë e lëngët ananasi- ekstrakt i thatë i xhensenit aziatik, kalium sorbat, acid citrik, natriumi benzoat. Çdo flakon përmban 3,3 ose 333 mg qumësht blete të liofilizuar (ekuivalent me 1000 mg qumësht blete të freskët).

 

ROYAL SUPERIOR® Jelly

ROYAL SUPERIOR® Jelly është shtesë ushqimore e dedikuar për të rritur. Një flakon e madhësise 10 ml përmbanë 2000 mg qumësht  blete me shije të luleshtrydhes. Qumështi i bletes stimulon mbrojtjen e organizmit (imuniteti) dhe jep forcë.

Indikacionet: rekomandohet për të rriturit,tek gjendjet e imunodeficiencës (rënie e rezistencës të organizmit), për persona të ekspozuar sforcimeve të mëdha fizike dhe  për personat me libido të zvogluar.

Përbërja: ujë, fruktozë, qumësht blete e liofilizuar, aromë e   lëngët luleshtrydhe-, kalium sorbat, natrium benzoat. Çdo shishe përman 6,6 ose 666 mg qumësht blete të liofilizuar (ekuivalent me 2000 mg qumësht blete të freskët).

Te ruhet ne vend te ftohtë dhe të thatë.

Nuk bënë të konsumohet pas skadimit të afatit të cekur në paketim.

Paketimi: Kutia me 10 shishe.

Prodhues: Bosnalijek d.d., Jukićeva 53, Sarajevë, B dheH