Slider

Për produktet Royal Jelly®

 

Mënyra moderne e jetesës ka çmimin e vet  të cilin të gjithë ne e paguajmë me  – shëndetin tonë

 

Shpesh, ndihmë kërkojmë në vende te gabuara, duke u dhënë pas veseve të dëmshme. Për tu këndell, marrim sasi te mëdha të kofeinës; kur ndihemi të padisponuar, në vendë se të kërkojmë ndihmë nga natyra ne i drejtohemi preparateve kimike; kur jemi të raskapitur për ngritje të energjisë dhe disponimit perdorim pije energjike.Mënyren e jetes nuk mund ta ndryshojme, por veset mund ti ndryshojmë.

 

Të jemi më afër natyrës, ashtu si ishin gjeneratat para nesh. Zgjedhja ideale është gjithnjë këtu – qumështi i  bletes. Të përdorim produktet Royal Jelly® të bazuar në  qumësht  blete.

Qumështi i bletes është koncentrat i shkëlqyer i substancave aktive biologjike, të rëndëshishme për funksionim normal të organizmit.Përmban ujë, proteine, karbohidrate, vitamina (sidomos vitaminet B), mineralet, enzimet, aminoacidet esenciale, si dhe acidet nukleike (ADN dhe ARN). Është i njohur për permbajtje te acidit hidroksidecenoid-10 (10–AHD), acide të pangopura yndyrore të izoluara kryesisht nga qumështi bletes i cili vepron fuqishëm kundër bakterieve dhe këpurdhave.

Qumështi i bletes është një prej burimeve natyrore më të pasura të acetilholines, e cila është përgjegjëse për transportin e impulseve nervore dhe tajimin e gjëndrave,  përmban edhe gamaglobulinën e cila forcon imunitetin.

Qumështi i bletes forcon vitalitetin dhe rezistencën e organizmit, shpejton rikuperimin, përmirëson aftësitë funksionale dhe ngadalëson mplakjen. Rekomandohet si prevencë gjatë situatave stresuese si dhe gjatë ngarkesave të mëdha psikofizike. Shkurtë, qumështi i bletes është biostimulator i shkëlqyer dhe antioksidant natyror.