ROYAL ReVITA® Jelly është kombinim i qumështit të bletes me ginseng, rrënjë e bimës me vecori stimuluese. Ky kombinim është dedikuar për përdorim gjatë situatave të rraskapitjeve të mëdha fizike dhe psiqike. Është shtesë energjetike me efekte përcjellëse adaptogjene dhe stimuluese.
I atribohen veqori me efekte pozitive në jetëgjatësi, mirëmbajtje të vitalitetit, përmirësim të funksioneve të gjëndrave endokrine dhe sistemit nervor, përmirësim i funksioneve imunologjike, rritje e koncentrimit dhe pergjigjes mentale, përmirësim i performansës fizike dhe mentale dhe përmirësim i rezistencës të organizmit ndaj situatave stresuese.
Që të dy substancat aktive, veprojnë si stimulues, në mënyrë natyrale dhe sinergjike përkrahin njëra tjetrën, duke i kthyer organizmit forcën dhe vitalitetin e domosdoshëm për përballim më të lehtë me punët dhe obligimet jetësore te perditëshme
ROYAL ReVITA® Jelly është dedikuar për përdorim gjatë situatave të lodhjes fizike dhe psiqike, stresit të shtuar në punë, dobësisë të ënergjisë, gjatë hipotensionit (rrënjes të shtypjes të gjakut) dhe gjatë periudhës së provimeve. Përmbanë më tepër se 4% AHD. Çdo ampulë përmbanë 3,3% ose 333 mg qumësht blete të liofilizuar (ekuivalent me 1000 mg të qumështit të bletes të freskët). Është me shije të këndshme të ananasit. Rekomandohet përdorimi në bazë ditore, një herë në ditë para mëngjesit drejtpërdrejtë nga ampula ose paraprakisht e tretur në ujë ose lëng.