Udhëzim mbi shtesat ushqimore

ROYAL KINDER® Jelly  |  ROYAL ReVITA® Jelly   |  ROYAL SUPERIOR® Jelly

Çka janë produktet Royal Jelly®?

Produktet Royal Jelly përmbajnë qumësht blete, i cili prodhohet nga bletët punëtore, nëpërmjet përdorimit të polenit dhe të mjaltit. Kjo përzierje lëndësh ushqyese me cilësi të lartë, ka si qëllim kryesor të përdoret për ushqyerjen e larvave prej të cilave do të zhvillohet bleta mbretëreshë (mbretëresha e zgjoit), bleta e vetme seksualisht e pjekur në zgjua.Të gjitha larvat janë të barabarta, por vetëm ato të ushqyera nga qumështi mbretëror shndërrohen në mbretëresha të zgjoit.

Qumështi i bletës përmban ujw, proteina, karbohidrate, vitamina (kryesisht vitamina B), minerale, enzima, aminoacide eseciale, si edhe acide nukleike (ADN dhe ARN). Produktet Royal Jelly nuk pwrmbajnw gluten.

Paralajmërime dhe masa paraprake

Kujdes: qumështi i bletës mund të shkaktojë reaksione alergjike. Mos i përdorni produktet Royal Jelly nëse vuani nga astma ose jeni alergjik (të mbindjeshëm) ndaj mjaltit, produkteve të bletës ose lëndëve të tjera ndihmëse.

Përdorimi i qumështit të bletës tek gratë shtatzëna nuk është provuar, për këtë arsye nuk këshillohet përdorimi i tij.

Si t’i përdorni produktet Royal Jelly

Doza e këshilluar është një flakon në ditë (përpara mëngjezit).

Tundeni flakonin përpara përdorimit. Thyeni pjesën e sipërme që mbyll flakonin. Hapeni dhe pijeni.

Mund të përdoret i patretur ose i tretur në ujë, ose lëngje frutash.

Doza ditore e këshilluar nuk duhet të tejkalohet.

Shtesa ushqimore nuk është zëvendësuese e një ushqimi të ekuilibruar dhe një mënyrë jetese të shëndetshme.

ROYAL KINDER® Jelly

ROYAL KINDER Jelly® është një shtesë ushqimore që ka për_qëllim të përdoret tek fëmijët mbi 3 (tre) vjeç. Një flakon prej 10 ml përmban 500 mg qumësht blete me shije bananeje.

ROYAL KINDER Jelly® mund të përdoret në çdo kohë të vitit dhe është veçanërisht i këshilluar gjatë ndryshimeve stinore.

Përbërja: ujë, ëmbëlsues: fruktozë, qumësht blete i liofilizuar, shije bananeje, rregullues të aciditetit: acid citrik dhe konservues: sorbat kaliumi dhe benzoat natriumi. Çdo flakon përmban 174 mg qumësht blete të liofilizuar që korrespondon me 500 mg të qumështit të bletës të freskët.

Kushtet e ruajtjes: Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë. Ruajeni në vende të paarritshme dhe të padukshme nga fëmijët. Mos e përdorni pas datës së skadencës së shënuar në paketim.

Paketimi: Çdo flakon përmban 10 ml (11.5 g). Kuti me 10 flakonë.

ROYAL ReVITA® Jelly

ROYAL ReVITA Jelly® është një kombinim i qumshtit të bletës me xhinseng, një bimë me karakteristika stimuluese. Një flakon prej 10 ml përmban 1000 mg qumësht blete dhe 18 mg ekstrakt të thatë të rrënjëve të xhinsengut aziatik (Panax ginseng) me shije ananasi.

Masa paraprake: Personat që janë duke marrë barna duhet të këshillohen me mjekun e tyre për ndërveprime të mundshme, ashtu si edhe personat që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, takikardia dhe ankthi. Duhet treguar kujdes me marrjen njëkohësisht me barna antidiabetike për shkak të efekteve të mundshme shtesë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

Përbërja: ujë, ëmbëlsues: fruktozë, qumësht blete i liofilizuar, shije ananasi, ekstrakt i thatë i xhinsengut panax, rregullues të aciditetit: acid citrik dhe konservues: sorbat kaliumi dhe benzoat natriumi. Çdo flakon përmban 348 mg qumësht blete të liofilizuar që korrespondon me 1000 mg të qumështit të bletës të freskët.

Kushtet e ruajtjes: Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë. Ruajeni në vende të paarritshme dhe të padukshme nga fëmijët. Mos e përdorni pas datës së skadencës së shënuar në paketim.

Paketimi: Çdo flakon përmban 10 ml (11.5 g). Kuti me 10 flakonë.

ROYAL SUPERIOR® Jelly

ROYAL SUPERIOR Jelly®  është një shtesë dietetike që ka për qëllim të përdoret tek të rriturit. Një flakon prej 10 ml përmban 2000 mg qumësht blete me shije luleshtrydheje.

Përmbajtja: ujë, ëmbëlsues: fruktozë, qumësht blete të liofilizuar, shije luleshtrydheje dhe konservues: sorbat kaliumi dhe benzoat natriumi. Çdo  flakon përmban 697 mg qumësht blete të liofilizuar (që korrespondon me 2000 mg qumësht blete të freskët).

Kushtet e ruajtjes: Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë.

Ruajeni në vende të paarritshme dhe të padukshme nga fëmijët.

Mos e përdorni pas datës së skadencës së shënuar në paketim.

Paketimi: Çdo flakon përmban 10 ml (11.5 g). Kuti me 10 flakonë.

Prodhues: Bosnalijek d.d., Jukićeva 53, Sarajevë, B dheH