… dhe mbretëresha e bletëve

Bleta punëtore në sezonë  jeton deri në 45 ditë, ndërsa   në dimër  mund të mbijetojë deri në 5 muaj. Në krahasim me punëtoren, mbretëresha e tyre (amëza) jeton deri në shtatë vite (50 herë më  gjatë). Arsyeja për këtë jetëgjatësi  është sepse mbretëresha ushqehet me  qumësht blete gjatë tërë jetës së saj, kurse punëtoret vetëm disa ditë të  para të jetës. Qumështi i bletes është substancë e  gjëndrave të faringut të bletëve punëtore, më të zhvilluara  tek bletët e  moshës 1-2 javë, në kohën kur kryejnë detyrën e ushqyerjes së anëtarëve  të tjerë të kolonisë ( larvat dhe mbretëreshën.)

Në një koshere, varësisht nga  lloji dhe madhësia,  gjinden 20.000 – 80.000 bletë. Mbretëresha apo mëmëza është femëra e vetme seksualisht e zhvilluar  në bashkësi.Për fertilitetin e saj, amëza  duhet falënderuar ushqimit të përjetshëm me qumësht blete. Amëza, është e aftë për çiftëzim pas 3-4 ditësh të jetës dhe është  bletë e vetme që mund të lëshon vezë. Bletët meshkuj quhen drone dhe ata nuk bëjnë asgjë. Puna e tyre është vetëm  të çiftëzohen me Amëzën. Dronet ngriten vetëm në ato stinë të vitit kur prania e tyre është e domosdoshme. Ata janë në gjendje të çiftëzohen mbas 12 ditë të jetës. Ata ushqehen nga bletët punëtore, dhe në qoftë se ato iu ndalojnë  të ushqyerit, dronet vdesin nga uria. Nga vezët e  fekonduara çelin bletët punëtore, dhe nga vezët e pafekonduara çelin bletët mashkuj (dronet). Bletët punëtore  në të vërtetë janë femra seksualisht  të pazhvilluara, sterile. Në një kilogram zgjua natyrore gjinden përafërsisht 7.000 deri në 10.000 bletë punëtore.

Mbretëresha në ditë lëshon rreth 1.500-2.000 vezë (më produktive është  në muajt e verës, kur lëshon deri në 2.500 vezë në ditë), pesha e përgjithshme është trefishi i peshës së vet (sikur kur  pula të pjellte nga 25-30 vezë në ditë). Ky është kompensim për humbjen e bletëve punëtore që  gjatë verës vdesin  rreth 1.000 në ditë. Mbretëresha hedhnga një vezë  per çdo 9 deri 12 sekonda gjatë tërë  jetës; në një sezonë Amëza hedh deri në 200.000 vezë, gjatë tërë jetës së saj  mbi një milion vezë.

.

Mbretëresha e bletëve, e quajtur edhe Amëz,  prodhon substanca kimike specifike aromatike- feromone,të cilat tërheqin bletët punëtore dhe me sa duket nxisin sjellje normale të punës brenda kosheres. Për sa kohë që Amëza është  gjallë, feromonet e saj gjatë kontaktit fizik transferohen në  të gjitha bletët  tjera. Çdo bletë në një koshere ka një aromë të veçantë, dhe anëtarët e tjerë të bashkësisë  mund të identifikojnë atë.

Edhe pse jeton pothuajse në errësirë të plotë, lëvizja e Amëzes brenda kosheres në kohë përcjell lëvizjen e dukshme të përditshme të diellit në qiell. Në mëngjes, mbretëresha  gjindet në pjesën lindore, në mesditë në mes, dhe në pasditë në pjesën perëndimore të kosheres.

Si mund të bëhet mbretëreshë? Bletët mjaltëpruese zhvillojnë Amëz të re me rastin e vdekjes së Amëzes së mëparshme ose me rastin e stërmbushjes së  kosheres. Në qoftë se mbretëresha është e gjallë, bletët së pari ndërtojnë deri në 20 qeliza”mbretërore” dylli në të cilat mbretëresha lëshon vezët e fekonduara. Në rast të vdekjes së mbretëreshës, disa larva ekzistuese do të shëndrohen në  mbretëreshë të ardhshme  ashtu që bletët  e reja do ti ushqejnë ato   me qumësht blete.

Çfarë është rojitja?(Folezimi) Duke supozuar se mbretëresha e re zhvillohet për shkak të stërmbushjes në koshere, një tufë e madhe bletësh dhe disa dron lëshojnë kosheren, në krye me  bletët e vjetra, për të formuar një bashkësi të re. Ky(folezim) “rojitje” është instikt natyror i bletës për rritjen e numrit të anëtarëve të bashkësisë dhe në këtë mënyrë  sigurohet mbijetesa e llojeve. Mbretëresha e vjetër mbetet e uritur për tu zvogëluar që të mund të fluturojë me një tufë në kërkim  të një vendi të ri për  koloninë.

“There can be only one! ” Më në fund, në koshere, shtatë ditë më vonë, mbretëresha e parë e re lëshon qelizën e saj. Mbretëresha e re  duhet të marrë vendim: ose të vras Amëzat e mbetura që janë ende në qelizë, ose të marrë me veti një tufë të vogël bletësh dhe të  krijoj një bashkësi të re. Nëse vendos të shkojë, Amëza e ardhshme do të duhet të marrë vendim të njejtë… dhe kështu me radhë deri sa njëra të vendos të mbetet në koshere dhe të  vret mbretëreshat e tjera të mundshme. Shkon në  qelizat e tjera,  i shkatërron ato dhe  me thumba i thumbon. Në këtë punë e ndihmojnë edhe bletët punëtore. Në qoftë se dalin nga veza dy Amëza, e forta e vret të dobëtën.

Mbretëresha e re shkon në fluturimin e dasmës në zonën ku gjinden bletat mashkuj sexualisht të pjekur të cilët i tërheq me  tajimin e feromoneve të saj dhe në fluturim bën çiftëzimin me 20 bletë mashkuj (“fluturimi i dasmës”). Pavarësisht nga jeta e gjatë e mbretëreshës, nëse nuk do bënte çiftëzimin brenda 20 ditësh pas largimit të parë nga qeliza, ajo do të humbasi aftësinë për riprodhim. Forca shpërthyese ejakuluese është aq e forte sa që i shkëput pjesët-endofaluse, organet gjenitale të bletes mashkull, të cilat mbeten te mbretëresha. Pasi të kenë dhënë farat e tyre bletet mashkuj bien të vdekur në tokë –  çmimi i lartë i fitores në garen për  mbretëreshën. Nëse mbretëresha kthehet në koshere pa organe seksuale të bletes mashkull – ” shenjë e dasmës “, bletët punëtore nuk e pranojnë. Disa ditë më vonë, mbretëresha do të fillojë  të pjellë vezë. Nga vezët e fekonduara bëhen bletët femra. Nga një pjesë e vogël e vezëve të pafekonduara bëhen bletet mashkuj të rinj. Mbretëresha është nëna e të gjitha bletëve në koshere, për bletet mashkuj mund të themi se  kanë gjyshin, por nuk kanë  babanë. Nëna mbretëreshë do të mbetet në bashkësi për të paktën një vit, pas të cilit ajo do të jetë në gjendje të largohet nga foleja dhe të themelon koloni të re.

Bleta mbretëreshë ishte “mbreti” deri në vitin 1670, kur një shkencëtar holandez Jan Svamdermam e preu në disa pjesë bletën më të madhe në koshere, dhe zbuloi se mbreti ka – vezoret !!! Samdermam zbuloi se insektet nuk lindin spontanisht, siç ishte menduar më parë, por  zhvillohen nga vezët  që i pjellin femrat e të njëjtit lloj – ky zbulim u pasua nga një iluzion në lidhje me “performimin”,  idenë që të rriturit, por në një madhësi miniaturiale – janë tashmë të”performuarr” në qelizat seksuale mashkullore dhe femrore –  vetëm duhet të rriten.