… përmes historisë

Alkimist në natyrë, farmacist me krahë, engjëll i bujqësisë … janë vetëm disa nga emrat për bletët që përshkruajnë këto insekte të bukura dhe asnjëri nuk është i tepruar  as i mjaftueshëm. Pse, ju do të mësoni duke lexuar 99 fakte interesante rreth botës të mahnitshme të bletëve që kemi mbledhur për ju.

Piktograme të gjetura në shpella  që tregojnë njerëzit se si  mbledhin mjaltë,  janë më të vjetër se 13.000 vite p.e.s. Si një nga produktet më të shquara në natyrë, mjalti është vlerësuar  shumë  që nga kohërat e lashta dhe shumë është përdorur, pasi ishte i vetmi burim i sheqerit, deri  tek  i cili njerëzit mund të vinin në atë kohë.

Në  obelisket  e Egjiptit të lashtë  gjejmë  të gdhendura fytyrat e bletës me kokë të ulur dhe krahë të ngritura. Emblema e Egjiptit të Epërm ishte lule lotusi, ndersa në Egjiptin e ulët – bletët. Egjiptianët e lashtë  në kërkesat e tyre me shkrim vizatojnë   bletë, si një shenjë e besnikërisë dhe devotshmërisë ndaj faraonëve. Mbi varret e faraonëve të dinastive të para rregullisht gjinden bletët e pikturuara. Mjalti është përdorur edhe për balsamim. Në Egjiptin e lashtë gjatë shkëmbimit të mallit njëqind kavanoza mjaltë vlerësoheshin si ekuivalent malli për një ka ose një gomar..

Në varrezat  dhe muret e tempujve ende mund  të shihet se si është ardh deri te deri te  mjalta. Fotot e bletëve të gjetura në Abukiru datojnë nga periudha  2.500 vite para Krishtit. Në Egjipt ka pasur  bletar me profesion, të  cilët kishin kultivuar bletët qysh në vitin 1.900 p.e.r. Në  papirusin e Smithit (1.700 p.e.r.) dhe papirusin e Ebersonit (1.550 p.e.r.) gjinden përshkrimet e para të aplikimit terapeutik të mjaltit. Qysh atëherë mjalta është  përdorur në mjekësi, kozmetikë dhe ceremonitë fetare të  sunduesve të atëhershëm, njëkohësisht me mjaltë janë ushqyer edhe kafshët e shenjta. Mjalti është përdorur për të bërë kek me xhenxhefil, por edhe si mjet pagese. Ekzistojnë të dhënat që Ramzesi i  III, faraon egjiptian,  sakrifikoj 15.000 kilogramë mjaltë  duke i derdhur në Nil në shenjë të perëndive , ndërsa  populli i varfër  vdiste  urie.

Në kulturën  Maya mjalta  simbolizon lidhjen me botën shpirtërore, mjalta është konsideruar si  ushqim i hyjnive.

Në Indinë e lashtë, përdornin mjaltin për ruajtjen e frutave dhe  për të bërë ëmbëlsira. Në mitologjinë e lashtë indiane  bletët janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe janë konsideruar kafshë të shenjta. Vishnu, hyjnia supreme e mitologjisë së lashtë indiane si mishërim i Diellit dhe dhënësi i jetës në univers, është vizatuar në formën e një blete që  pushon mbi një lule lotusi. Krishna është paraqitur së bashku me një  bletë të kaltërt duke fluturuar mbi kokën e tij. Besohej se ata që ushqehen me mjaltë dhe polen do të jetojnë  gjatë – si Krishna. Indra – hyjni indiane e luftës dhe kohës, në vend të qumështit të gjirit, si fëmijë ka konsumuar vetëm mjaltë. Mjalti është përmendur shpesh në Veda, tekstet themelore të hinduizmit.

Mjalti në Asiri është  derdhur në prag të objekteve fetare dhe varreve. Në kombinim me verë është  përdorur në ceremonitë fetare. 2.000 vite p.e.r. trupat e të vdekurve ishin të veshura me qirinj dhe futeshin në mjaltë. Egzistojnë dokumente të shkruara që vërtetojnë se asirianët  me shumë shkathtësi trajtuan bletët dhe  ata e njihnin një tingull të fshehtë  me të cilin sundonin  mizërin e bletëve. Kjo ishte arsyeja që Asiria në kohët e lashta është quajtur tokë e mjaltës dhe ullinjve.

Në Greqinë antike ishte  zakon që  mjalta të flijohet  hyjnive dhe shpirtërave të  vdekur. Pijet e mjaltës dhe  pije në të cilën mjalta është përbërës kryesor, janë konsideruar  pijet e hyjnive të Olimpit.

Për nder të Artemisës, hyjnia e grekëve të lashtë. është ndërtuar tempulli i famshëm   në Efes, një nga shtatë mrekullitë e botës. Statuja e  saj  është zbukuruar me kurorat e  pemëve të ndryshme  dhe bletët që  pushojnë në to.

Grekët e lashtë shquan mjaltën si ushqim, por ata tashmë I dinin  vetitë shëruese të mjaltes. Veçanërisht  vlerësuan mjalten e  trumzës nga malet HIMET. Grekët e lashtë simbolizonin buzët e zhytura në mjaltë me dhuntinë e oratorisë. Icarus – aviator mitologjik, ka përdorur produktet tjera të bletës –dyll blete – të ngjis pupla në krahë dhe të fluturojë. Kur iu afrua Diellit  …, vazhdimin e legjendes me siguri e dini.

Likurgu, themeluesi I qytetit- ushtarak  të shtetit të Spartës, ishte aq i impresionuar nga bletët, përkushtimin e tyre dhe organizimin në koloni e ka marrë si një model për funksionimin e Spartës.

Pushtuesi i madh Aleksandri i Madh vdiq mijëra kilometra larg nga vendi i tij. Për të ruajtur trupin e tij për t’u kthyer, ushtarët  kanë veshur atë në një arkivol të artë mbushur me mjaltë.

Aristoteli, një nga mendimtarët më të mëdhenj të Greqisë së lashtë, ishte një bletar i pasionuar, ka studiuar bletët, për mjaltin dhe ka  thënë se është “vesë e pastruar nga ylberi dhe yjet.” Atij i  atribuohet që i pari ka bërë kuti druri në koshere, gjithashtu ai shkroi librin e parë për mjaltin.

.. Hipokrati, themeluesi i mjekësisë,  kishte njohuri për vlerat e shumta të mjaltit si ilaç për një sërë sëmundjesh. Ai shkroi: “Mjalti dhe poleni eleminojnë dhimbjet dhe furunkulet, është i mirë  për ta fut  në trup dhe për ta vu në trup”. Në atë kohë mjalti më së shpeshti është përdorur për shërimin e plagëve. Tek Hipokrati gjejmë rreth 300 barna të ndryshme në bazë të produkteve të bletëve.  E  njohur  është  thënia e tij: “Le të jetë ushqimi ilaq  dhe ilaqi  le të jetë ushqim”.

Disa filozofë  dhe dijetarë të lashtë  besonin se mjalta mund të zgjasë jetën dhe mund të forcon e  të  ngrit fuqinë e shpirtit të njeriut. Demokriti jetoj 109 vjet, dhe Pitagora në një periudhë të jetës së tij ushqehej  vetëm me bukë dhe mjaltë.

Në Perandorinë Romake, mjalti është përdorur si një mjet për të paguar taksat dhe ishte një zëvendësim i arit. Poeti i famshëm romak Virgil, dhe vetë bletar,i  ka japur  rëndësi të madhe mjaltit. Duke përshkruar jetën dhe veçoritë e bletëve në poemin klasik Eneidi, i përkushtoj bletëve  fjalët më të mrekullueshme – klani i tyre është i pavdekshëm,  mbart në vete një pjesë të urtësisë hyjnore, shkëndijë qiellore dhe shpirt eterik … Jupiteri u dha  të gjitha ato cilësi të mrekullueshme, sepse në shpellën e Diktlejit ushqyen me pije hyjnore  perandorin qiellor …

Marcus Aurelius, perandori i famshëm romak dhe filozof, ka thënë: ” Çka nuk  është  e mirë për zgjua,  nuk  është e mirë as për bletën.”

Sllavët e lashtë ishin të famshëm për kultivimin e bletëve. Hapësira të mëdha  pyjesh me përplotë  drurë që japin mjaltë siguronin kushte ideale për jetën e bletëve dhe bletaria me kohë u bë profesion me të cilin janë marrë shumë familje të sllavëve të lashtë. Nga shkatërrimi i bletëve pyjore për të marrë  mjaltë kalohet në kultivimin  e tyre. Së pari, ata kanë prerë lëndë druri me bletët dhe  i dërgonin në shtëpitë e tyre,  pastaj ata vetë filluan të thellojnë  drurin dhe të vendosin në to bletët – filluan  rrënjët e para të bletarisë  së organizuar në rajon.

Budistët e Lindjes së Largët përmendin dhe përdorin mjaltën në ceremonitë e tyre tradicionale. Në ditët kur festojnë Budën,  pasuesit e tij shkojnë në natyrë, ku, sipas traditës, majmunët ushqenin Budën  me mjaltë. Në ditët e festës murgjit budistë sjellin  në natyrë  sasi të madhe të mjaltit si një shenjë mirënjohjeje. Skena ku majmunët ushqejnë Budën me mjaltë është paraqitur në shumë vepra të pikturës orientale.

Fjala mjaltë është përmendur shpesh në Bibël. Në Dhiatën e Vjetër shumë herë është përmendur Hanajana – tokë e premtuar përmes të cilës rrjedh qumështi dhe mjalti, dhe mjalti është përmendur vazhdimisht si simbol  kënaqësie dhe gëzimi. Sundimtari hebre Salomoni vazhdimisht këshilloj djalin e tij për të ngrënë mjaltë. Samson në cerdhen e luanit  gjen mjaltë. Në traditën hebreje, mjalti është aq i rëndësishëm  sa që shumë priftërinj besonin se mjalti duhet të bëjë një përjashtim në zakonet e tyre të të ushqyerit. Në mënyrë të veçantë, në këtë traditë, shumë insekte dhe produktet e tyre konsiderohen të papastër në dallim me mjaltin, i cili është “i drejtë” (i pastër, i lejuar). Në ushqim tradicional gjatë kremtimit të Vitit të Ri hebrej, ekziston një doke ku feta mollë zhyten në mjaltë për të simbolizuar një fillim të ri të ëmbël.

Në Dhiatën e Re, në Ungjillin e Lukës, thuhet  që mjalti është një ndër ushqimet e para që shijoj Krishti pas ringjalljes. Shën Ambrozit, sipas legjendës, një zgjua bletësh I fluturoi  në gojë, duke e bërë atë një orator të madh. Lideri katolik Urban VIII – mbajti një bletë në vulën zyrtare të tij, dhe ishte  simbol i Romës dhe Vatikanit në vitin 1626.

.  Për bletat dhe produktet e bletëve, flitet edhe në Kur’an

“Zoti yt e frymëzoi bletën(duke thënë) :” Ndërtoni shtëpitë tuaja  në kodra dhe në pemë dhe në atë  që kanë ndërtuar  njerëzit (Koshere); Pastaj, ushqehu me gjithfarë lloje frutash dhe ec Rrugës së Zotit tënd përulshëm. “Nga barku i tyre del  lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka  ka ilac dhe shërim  për njerëzit. . Vërtet, kjo është një shenjë për njerëzit që mendojnë “(Sura XVI: 68-69)

Gjithashtu, “… lumenj prej mjalti të kulluar …”, e përmendur në shembullin e xhenetit (parajsës) në botën tjetër, premtuar  të drejtëve (Sure XLVII: 15). Në të dyja rastet, produktet e bletëve janë përmendur në kontekstin e katër shenjave të begative  hyjnore dhe kuptimit konceptual: ujë, qumësht, verë dhe mjaltë.

Në traditën gojore islame përcjellet  se Pejgamberi Muhammed(a.s.) e ka dashur mjaltën, inkurajoj përdorimin e mjaltit dhe  krahasoj vetitë shëruese të mjaltit me Kur’anin: “Unë dhuroj për ju dy ilaçe: mjaltin dhe Kur’anin” ( regjistruar  nga Ibn Maxhxhe dhe Hakim ), dhe besimtarët me bletën: “Besimtari është si një bletë, ushqehet me mirësi  dhe nga ai dalin fruta të mira …” (regjistruar nga Ahmedi).

William Shakespeare i famshëm, një nga poetët më imagjinues,më frytëdhënës dhe më i respektuar botëror, një shkrimtar i cili në veprat e tij bashkoi tri rryma të mëdha në letërsi: vargun, poezinë dhe dramën, një herë deklaroi: “Ku thith bleta,aty thithi dhe unë . “” Bindja: ashtu veprojnë bletët, krijesa nga të cilat, nga rregullat e natyrës, mund të mësojmë se si të sundojmë mbretërinë. “William Shakespeare, Henry V, Akti I, skena II.

Napoleon Bonaparte përdori bletën  si  simbol të pavdekshmërisë dhe e kishte  të pikturuar në pelerinën e tij të  kuqe.

Bernard de Mandeville në vitin 1723 shkroi “Fabula e bletëve”, një libër që kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në “Pasuria e Kombeve”, vepër e Adam Smith-it, për të cilën   konsiderohet si filli i  revolucionit industrial.

Leo Tolstoy – shkrimtari i famshëm rus, ishte gjithashtu një bletar i pasionuar. Gruaja e tij Sonja në ditarin e saj përmendi se në disa pjesë të jetës,  bletaria ishte preokupimi i tij kryesor, me orë të tëra qëndronte pranë zgjojeve të bletëve dhe se të gjithë duhej të dëgjonin për  orë të tëra tregime për bletët. “Sa më shumë i hulumtojmë bletët, aq më shumë kuptojmë se aktivitetet në koshere  në fakt ndodhin në zonat përtej të kuptuarit tonë.” Në veprën “Lufta dhe Paqja”, Tolstoi  Moskën e evakuar e  krahasoi me zgjua pa  bletën mbretëreshë.

Në civilizimin perëndimor, fjala mjaltë dhe variantet e saj janë bërë të zakonshme si fjalë përkëdhelëse,  fjalë me të cilën i drejtohemi te dashurve tonë, ndërsa në disa zona, të tilla si Jugu amerikan, fjala ” i,e mjaltë” zakonisht i drejtohet edhe personave jo shumë të afërt por edhe të panjohurve.

Vera e fermentuar e bërë nga mjalti, është më e vjetër se verërat  e zakonshme.  Kjo verë fitohet  nga fermentimi i lëngut të mjaltës natyrale, pothuajse në të njëjtën procedurë  si në prodhimin e verës nga rrushi. Prodhohet si pije  alkoholike dhe  joalkoholike. Që nga koha e Romës së lashtë nga mjalti është  përgatitur  raki mjalti apo liker (mjalticë, raki mjalti).

”Muaji i mjaltit” është një term sipas një besimi ku në traditën babilonase, prindët  e nuses për një muaj  pas martesës, furnizonin dhëndrin me pije  të mjaltit që është pije tradicionale e  dasmës. Sipas disa të dhënave, termi “muaji i mjaltit” mund të vijë nga një klimë e ftohtë e Europës veriore, ku të porsamartuarit për çdo ditë pinin një gotë raki mjalti për një muaj pas dasmës.

Ligjet dhe bletët: Në shtetin Illinois / SHBA  bletët nuk duhet të mbifluturojnë  zonën urbane të ndërtuar. Ka ligje më të mençura:  në Rusi që nga viti 1993 në fuqi është ligjit  cili thotë se është e ndaluar vrasja  e një bletë, përveç në vetëmbrojtje.