Edhe pse truri i bletës është shumë i vogël, sa kokrra e rërës ose më i vogël se 1 mm3, ato demonstrojnë aftësi të jashtëzakonshme që mahnisin shkenctarët. Në dallim nga njerëzit, të cilët kanë në dispozicion të tyre më shumë se 100 miliardë neurone në tru, bletët arrijnë të kryejnë këto procedura komplekse duke përdorur vetëm me një milion neurone. Kompjuterët e sotëm me shpejtësi të lartë kryejnë 16 miliardë operacione për sekondë, ndërsa truri i bletës punon 625 herë më shpejtë, dmth. në të njëjtën kohë kryejnë rreth 10 triliona operacione. Truri i bletës paraqet një sfidë të re në tezën shkencore që një tru më i madh nënkupton më tepër epërsi në të kuptuarit e marrëdhënieve konceptuale. Njerëzit dhe primatet përdorin një pjesë të veçantë të trurit të quajtur korteksi prefrontal të cilin bletët thjeshtë – nuk e kanë. Për shumë arsye, rezultatet e hulumtimeve shkencore detyrojnë shkenctarët të mendojnë edhe një herë për konceptet e inteligjencës dhe të mendimit.
Rezultatet e hulumtimeve konfirmojnë se përkundër trurit të vogël, bletët kanë të pamur të shkëlqyeshëm, aftësi të jashtëzakonshme të të mësuarit dhe kujtesës, mund të llogarisin dhe janë të aftë për llogaritje shumë të ndërlikuara. Është e qartë se këto insekte nuk udhëheqen vetëm me reflekse dhe instinkte, siç besohej tradicionalisht, por me sukses përshtatin sjelljen e tyre në varësi të mjedisit dhe përvojave të mëparshme. Tani mendohet që zgjidhjet inteligjente të problemeve me të cilat bletët ballafaqohen, aftësitë e sofistikuara të komunikimit dhe shkëmbimit të informacioneve, procesim neuronal: Të menduarit abstrakt dhe lidhja asociative në mes elementeve të ndryshme … ( që ishte menduar më parë se është unike vetëm për njeriun dhe disa primate) – parashtrojnë një numër pyetjesh të reja në shkencë. Një fenomen i veçantë është inteligjenca kolektive e kosheres, e cila përfshin gjithë bashkësinë e bletëve të quajtur “superorganizëm”. Këto fenomene po studiohen hollësisht dhe po përdoren si shembuj në shumë organizata të biznesit që mirren me menaxhimin efektiv dhe zhvillimin individual të aftësive dhe stileve të liderve.
Bletët mund të zgjidhin problemet komplekse matematikore. Imagjinoni një fundjavë dhe ju planifikoni të vizitoni gjashtë dyqane në gjashtë lokalitete të ndryshme. Cila është distanca më e shkurtë e mundshme që do ta kaloni per të arritur ti vizitoni të gjashtë lokacionet? Këtë problem matematicientët e quajnë “problem i përfaqësuesit tregtar ” dhe nganjëherë mund të habis edhe kompjuterët. Kompjuteri zakonisht për orë të tëra zgjedh këtë problem duke llogaritur të gjitha rrugët teorikisht të mundshme dhe në fund zgjedh rrugën më të shkurtër. Hulumtuesit në Universitetin Mbretërorë të Londrës – Hollowey, zbuluan se bletët vëzhguese çdo ditë shpejt zgjidhin këtë problem duke zgjidhur rrugën më të shkurtër në mes të luleve, duke kursyer maksimalisht kohën dhe energjinë. Deri më tani ato janë të vetmet kafshë që janë në gjendje për të zgjidhur këtë problem.
Bletët mjaltëprurëse nuk varen vetëm nga kontakti fizik me mbretëreshën dhe koloninë por kërkojnë edhe afërsi dhe mbështetje. Pasi që janë krijesa shoqërore, në qoftë se bletën e izoloni nga motrat e saj, pasi të kalojnë disa ditë në izolim bletët do të vdesin.
Personaliteti i bletëve? Hulumtuesit nga Universiteti Illinois, SHBA, gjetën se edhe në koshere ka punëtorë entuziast dhe përtacë, aventuristët që kërkojnë trillime dhe ata individë të frikshëm, të tërhequr dhe të turpshëm. Edhe bletët e agjituara mund të jenë me disponim pesimist, që tregon se edhe bletët në një masë të caktuar kanë disa lloj të ndjenjava.
Vërehet që bletëve, sa të marrin përsipër obligimet dhe dalin nga kosheret dhe fillojnë mbledhjen e nektarit, truri fillon të iu moshohet shpejt dhe humbasin aftësinë për të mësuar gjëra të reja. Hulumtuesit në Universitetin e Arizonës gjetën se këto bletë më të vjetra munden me sukses të ngadalsojnë procesin e plakjes së trurit në qoftë se marrin përgjegjësitë e bletëve të reja. Nëse përsëri ipet mundësia për t’u kujdesur për brezat e ardhshëm (larvat), bletët e vjetra mbeten të afta mendërisht deri sa kryejnë këtë detyrim dhe të gjithë funksionet njohëse në mënyrë të konsiderueshme përmirësohen. Në trurin e këtyre bletëve, shkencëtarët kanë zbuluar një proteinë “Prx6”. Proteini i njejtë në trupin e njeriut mbron nga demenca . Ngjashmëria e procesit të plakjes së trurit te bletët dhe njerëzit konfirmon se aktivitetet e dobishme sociale mund të ngadalësojnë procesin e plakjes së trurit tonë.
Bletët kurrë nuk flejnë, sikur vuajnë nga pagjumësia? Megjithatë, në kohë të fundit, , shkencëtarët kanë vërejtur periudha të shkurta për tridhjetë sekonda, kur bletët nuk i përgjigjen stimujve.Në atë kohë trupin e kanë të relaxuar plotësisht dhe antenat e kokës të lëshuara poshtë Këto momente të vetme të pushimit tek bletët i ngjajnë episodave të shkurtra të narkolepsisë tek njerëzit. Të rralla janë në mesin e bletave të reja dhe diçka më të shpeshta te bletët më të vjetra. Tre deri në gjashtë javët pas fluturimit të parë jashtë kosheres, që ato kalojnë duke punuar dhe vetëm duke punuar, duket sikur bletët vdesin nga stërlodhja.
Në gjuhën tonë (përpos për njeriun) vetëm për bletët thuhet se ka vdekur, dhe jo ka cofur.
Bletët kurrë nuk vizitojnë dy herë lulen e njëjtë! Pas përpjekjes së madhe në mbledhjen e nektarit, bletët këtë e bëjnë shumë racionalisht dhe kurrë dy herë nuk e vizitojnë lulen e njejtë. Në këtë mënyrë kursejnë kohën dhe energjinë e çmuar. Në zgjedhjen e luleve bletët përdorin “teknologjin” e fundit. Derisa flutorojnë me krahë prodhojnë energji elektrike cila shkakton fushë magnetike nën krahë. Ashtu si shenjë nënshkrimit të fushës elektromagnetike mbetet gjurmë në çdo lule cila është vizituar. Me ndihmën e sensorëve elektronike mbi trupin e tyre, bletët lexojnë nënshkrimin e tyre dhe identifikojnë nëse ishin më parë në lule.
Vrasësit serik zakonisht kryejnë krime afër vendbanimit të tyre, por mjaft larg ashtu që fqinjët të mos dyshojnë. Në mënyrë të ngjashme, bletët mbledhin polen në afërsi të koshereve, por aq larg sa që grabitqarët të mos mund lehtë të gjejnë kosheren. Duke u përpjekur për të kuptuar parimin mbi të cilin funkcionon kjo “tampon zonë”, matematicienët kanë shkruar algoritme që përmirësuan me sukses modelet kompjuterike të përdorura nga policia për të zënë kriminelët.
Hulumtimet e fundit tregojnë një formë të veçantë të inteligjencës të bletës që sugjeron që bletët janë mjekët më të mirë “në mesin e insekteve”. Bletët në koshere mund të bëjnë dallimin në mes parazitëve të dëmshme dhe të rrezikshme nga ata që nuk janë. Ato vetë përgatitin dhe përziejnë ilaqin antimicrobial (p.sh., antifungal) në bazë të propolisit, dhe sa më i rrezikshëm është paraziti, shuma e mbledhur e propolisit bëhet më e madhe. Këto përzierje mund të përmbajnë deri në pesëdhjetë substanca të ndryshme, duke përfshirë flavonoidet, të cilat shfaqin aktivitet antioksidant, dhe propolisi, cili tregon veprim antimikrobik. Bletët këtë e dinë. Mënyra e zbatimit të këtyre substancave medicinale në fakt tregon se bletët kryejnë vetë-ilaçe për të gjithë kosheren.
Fituesi i Çmimit Nobel austriaku Karl Ritter von Frisch vërtetoi shiqimin trekromatik të bletëve – sikur te njerëzit, mirëpo bleta nuk e sheh ngjyrën e kuqe (kjo ndoshta perceptohet si e zezë), por mundet diçka që njerëzit nuk janë në gjendje, të njohi ngjyrat në spektrin ultraviolet. Ngjyra ultravioletë është më intensiv në mes të petales dhe lules, dhe shërben për të caktuar një “pistë ulje” që drejton bletët mu në vendin ku është duke i pritur nektari dhe poleni.
Bletët kanë pesë sy, dy të përbëra dhe tre sy të thjeshtë. Sytë e përbëra shohin në të gjitha drejtimet dhe përdoren për të zbuluar lëvizjen dhe vështrimin e objekteve të largëta. Sytë e thjeshta, ofrojnë një pasqyrë të qartë vetëm në distanca të vogla, përdoren për të zbuluar objektet në afërsi gjatë punës në koshere dhe lule, dhe meqë vërejnë dallimet dhe ndryshimt e imëta në intensitetin e dritës, bletët i përdorin ato për navigacion gjatë fluturimit. Bletët dallojnë imazhin për 1/300 s, ndërsa shiqimi njerëzor është dukshëm më i ngadalshëm, dhe ne arrijmë të dallojmë imazhet individuale vetëm në 1/50 sekondë. Foton e televizionit, e cila na duket realisht fluide, bletët do ta përceptojnë si një sërë kuadrosh apo fotosh të vecanta..
Bletët mund të njohin dhe të mbajnë në mend fytyrat e njerëzve të ndryshëm. Me procesin e njohur si procesim konfigural bletët njohin dhe mbajnë në mend modelet e bëra nga një grupi i linjave dhe formave. Interesante është se bletët për dallim nga insektet e tjera, përdorin metoda epigjenetike të kujtesës –sikur te gjitarët. Në takimin e dytë bletët janë në gjendje të ju njohin, sepse do të mbajnë në mend fytyrën e juaj si “lule e jashtëzakonshme”.
Bletët nuk e kanë të zhvilluar shqisën e dëgjimit, por kanë një aftësi shumë të zhvilluar për të dalluar vibrimet më të imta në rrethin e tyre, si dhe shqisën e të nuhaturit. Bletët kanë rreth 170 receptorë të erës që mundësojnë atyre njohjen farefisnore , komunikimin social mbrenda koshereve dhe gjetjen e ushqimit. Të nuhaturit e tyre është aq preciz sa që ato mund të dallojnë qindra dhe qindra varietete të ndryshme të bimëve.
Shkencëtarët kanë hulumtuar vetitë e nuhatjes së bletëve duke përdorur bletët e trajnuara për zbulimin e shpejtë dhe përcjelljen e gjurmëve të eksplozivit të fshehur.U konkludua se bletët janë në gjendje të zbulojnë edhe gjurmët më të dobëta aromatike të eksplozivëve në rendin e madhësisë së 2 / 1.000,000,000,000 (dy trilion pjesë), që është, nga krahasimi, njëjtë si të gjindet një kokërr e rërës në pishinë të mbushur olimpike. Në krahasim me qenjtë nuhatës të trajnuar, bletët janë treguar më të fokusuara, mësojnë më shpejtë dhe janë më të lira për mbajtje.
Në shtëpinë e tyre bletët punëtore në mënyrë precize rregullojnë temperaturën. Gjatë verës mbahet vazhdimisht rreth 32-35°C në pjesë të kosheres ku zhvillohen bletët e reja. Gjatë ditëve të dimrit temperatura në koshere nuk duhet të bie nën 7°C. Bletët kanë një aftësi të lindur për të parandaluar rënien e temperaturës në mënyrë që rritin konsumin e mjaltit. Mjaltë nga kosheret shërben për ushqim, por edhe si një “karburant”.
Bletët janë kafshëza shumë të pastërta. Asnjëherë bletët nuk e bëjnë nevojën në koshere, por e kryejnë zakonisht gjatë fluturimit. Kjo është e përshtatshme, sepse nevoja e tyre arrin 50% të peshës së tyre. Në prill të vitit 1984, në fluturimin e orbiterit kozmik Challenger, janë futur 3.300 bletë në një kuti speciale të mbyllur. Bletët janë përshtatur në mënyrë të përkryer për zero gravitet dhe gjatë fluturimit në një kuti kanë ndërtuar një hoje mjalti gati normale. Mirëpo “nuk kanë shkuar në tualet.” Meqë bletët nevojat e tyre i hedhin vetëm jashtë kosheres, bletët e mbyllura në koshere kozmike janë përmbajtur gjatë shtatë ditëve. Pas fluturimit zëdhënësi i NASA tha se në kosheren kozmike nuk kanë gjetur ” as asnjë pikëz”.
Bletët nuk fluturojnë në mëngjes jashtë kosheres veq ashtu, pa plan. Së pari dalin bletët vëzhguese në kërkim të kullotave të pasura, dhe kur kthehen me nektar apo polen, ato kthehen me informatë dhe iu transmetojnë edhe bletëve të tjera. Si mund të komunikojnë bletët me njëra-tjetrën ? A e dini historinë e bletëve ” gjuhë vallëzuese” dhe si funksionon kjo gjuhë? Në errësirën e kosheres, në hojen vertikale të mjaltit, bletët vëzhguese fillojnë vallëzimin, duke kryer një sërë lëvizjesh të përsëritura të. I ashtuquajturi vallëzim lëkundës është një nga shembujt më intriguese të sjelljes komplekse në kafshë. Vëzhguesja e suksesshme në mënyrë provokuesë vallëzon barkun majtas-djathtas, duke lëvizur përpara në një vijë të drejtë. Ajo pastaj përshkruan vijën gjysmërrethore majtas për të arritur te pikënisja, përsëri duke lëvizur në një vijë të drejtë vallëzimi si herën e parë, atëherë ajo bën një vijë gjysmërrethore në të djathtë. Ky model i lëvizjes si tetëshi i shtrirë përsëritet disa herë dhe për bletët e papunë në zgjua paraqet një informacion shumë të saktë dhe kompleks në orjentim, drejtim, distancë dhe kualitet të kullotjes të gjetur nga bletët vëzhguese.
Pas shumë viteve pune të përkushtuar Karl Ritter von Frisch në vitin 1973 në këtë koreografi vallëzimi në dukje të pakuptimtë, deshifroj gjuhën e fshehur, për të cilën ai mori Çmimin Nobel. Ai vërtetoj se këndi të cilin e mbyllin orbitat e vallëzimeve lëkundëse dhe boshti vërtikal i hojes së mjalti në koshere plotësisht korespodon me këndin në mes të azimuth diellorë dhe drejtimit të burimeve të gjetura të ushqimit jashtë kosheres. Për shembull, nëse burimi i ushqimit gjindet në drejtim të diellit, vallëzuesja do të lëkundet vertikalisht. Nëse burimi ushqimit është në 54˚ djathtas nga drejtimi i diellit, bleta do të lëviz në një kënd prej 54˚ në të djathtë të boshtit vertikal në hoje. Nëse burimi i ushqimit do të ishte shumë largë dhe kërkonë më shumë kohë për fluturim, bletët në informacion bëjnë korrigjim shtesë në lidhje me pozicionin e diellit (sepse dielli në qiell është zhvendosur në perëndim, dhe atë 1˚ në çdo katër minuta në fluturim) !!! Në fakt, Frisch ka zbuluar se aftësia e orientimit të bletëve bazohet në tre mekanizma të ndryshme: më i rëndësishëm është orientimi i drejtpërdrejtë në drejtim të diellit, pastaj ai alternativ – në drejtim të rrezeve të polarizuara të diellit (“busull diellore” e bletëve të cilën e përdorin kur është shumë vranët) dhe në drejtim të fushës magnetike të Tokës ( në errësirën e kosheres).
Si e përcjellin vëzhgueset informacionin mbi gjatësinë e rrugës? Largësia deri në cak – lule të pasura me nektar ose polen – është e koduar në gjatësinë e vijës lineare lëkundëse të lëvizjes: sa më gjatë vallëzon bleta, distanca e burimit të ushqimit nga kosheret është më e madhe, duke e zgjatur vallëzimin rreth një sekondë çdo 1000 metra largësie. Kur ushqimi është vetëm disa metra larg nga kosheret, nuk ka vallëzim në linje lineare.. Ritmi i vallëzimit u jep bletëve pasqyrim më të saktë të distancës së ushqimit, me atë që numri i cikleve të vallëzimit tëtëshe është në proporcion të zhdrejtë me distancën – sa më larg gjindet burimi, vallëzimi është më i ngadalshëm, dhe anasjelltas. Për shembull, në qoftë se bleta bën 10 cikle në 15 sekonda, fusha me lule është e larguar 100 metra. Nëse bleta lëviz më ngadalë, të themi 2 cikle në 15 sekonda, fusha me lule është e larguar rreth 6 km. Edhe diqka – është zbuluar se kjo marrëdhënie ndaj distancës nuk është lineare – por logaritmike !!!
Si e përhapin vëzhgueset lajmin e gëzueshëm për kullos të bollshme? Kur gjejnë burim më të bollshëm dhe më cilësor të nektarit, bletët vallëzojnë me shumë entuziazëm. Është shumë interesante se padyshim kjo përvojë subjektive e bletëve për pasurinë e ushqimit është më e fortë kur bie cilësia e kullotave se sa kur i njëjti nivel rritet! Kjo përvojë asimetrike e fitimeve dhe humbjeve është e njohur edhe tek njerëzit, është e lidhur me prirjen e njeriut për të shmangur rrezikun.
Asnjë lloj tjetër përpos bletëve (pervec-njerëzve) nuk përdor një reprezentim të ngjajshëm të koduar apo simbolikë për të thënë ose për të përcjellë informatë në lidhje me botën e jashtme !!!
Hulumtimet i tij, Frisch i ka punuar me bletët e racës Carnica. Shkencëtarët më vonë zbulojnë se elementet e gjuhës së vallëzimit ndryshojnë nga lloji në lloj, dhe gjetën se informatat mbi distancat dhe drejtimin transferohen në disa’’ dialekte”!
Kemi parë se dielli dhe drita e tij janë orientimi kryesor dhe më i rëndësishmi për bletët. Si mësojnë bletët të lidhin këndin e vallëzimit me diellin? Sipas hulumtimeve të fundit, bletët mjaltëprurëse e dijnë se planeti është i rrumbullakët; mund të llogarisin kënde të ndryshme për tu orientuar; në trup kanë një sistem për navigacion dhe udhëzime; posedojnë një orë të brendshme e cila në çdo kohë të ditës apo vitit, madje edhe në errësirën e kosheres, cakton pozicionin e saktë të diellit në qiell; kemi përmendur tashmë “busull diellore” dhe fotosensorë që funksionojnë në parimin e dritës së polarizuar; posedojnë një kompjuter për të llogaritur Azimuti diellore, dhe një instrument për matjen e vertikales së drejtë, tregues drejtimi dhe shpejtësie të erës, kompjuter dhe tabelë trigonometrike, tabelë logaritmike, tregues shpejtësie të lëvizjes në raport me Tokën … Është fascinante për një insekt me një tru madhësie sa një kokërr e rërës, apo jo!
Ndryshimi i trurit paraprin ndryshimin e punëve! Bletët janë të programuara për detyra të caktuara. Vëzhgueset që kërkojnë burimet e ushqimit janë të destinuara për aventurë. Bletët ushtare, të zbuluara në vitin 2012, punojnë në çështjet e mbrojtjes dhe “mbrojtjen e personave dhe objekteve” gjatë tërë jetës. Një për qind e bletëve të moshës mesatare bëhen të ashtuquajturit funeralist sepse ata janë gjenetikisht të programuar në trurin e tyre, duke u detyruar që të largojnë trupat e bletëve të vdekur nga kosheret. Më fascinante, bletët e zakonshme – të cilat kryejnë shumë detyra gjatë jetës së tyre të shkurtër – përjetojnë ndryshimin e kimisë së trurit para se të ndryshojnë përshkrimin e punës dhe vendin e punës.
Arkitektura e hojeve të bleteve gjithmonë ka fascinuar dhe inspiruar bletarët, matematicienët, astronomët, filozofët, gnostikët dhe shumë njerëz të tjerë të ditur, dhe si mos ti fascinoj kur kjo mrekulli origjinale, delikate dhe arkitektonike mbart peshën pesëdhjetë herë më të madhe se vetë pesha e saj. Hualli i ndërtuar nga vetëm 20 g dyll blete mund të ruajë në vetë deri një kilogram mjaltë. Struktura ideale e huallit në habitatin natyror, me fundin rombo-prizmatik dhe formë gjashtëkëndore të qelizave, i mundëson bletëve të deponojnë mjaltë dhe polen, ti rrisin dhe ushqejnë larvat nga të cilat dalin bletët e rritura dhe mbretëresha bën vezë. Kështu, të gjitha përpjekjet dhe puna e kosheres sillet rreth qelizave prej të cilave varet vitaliteti dhe mbijetesa e kolonive të bletëve. Bletët janë të detyruara të ndërtojnë huallin e tyre shumë ekonomikisht – për të prodhuar dhe për të lidhur vetëm 1 kg dylli, duhet të hajnë 22 kg mjaltë, dhe për të ndërtuar një hoje mesatare nevojiten shtatë kilogram dylli. Kjo do të thotë se për prodhimin e huallit bletët harxhojnë sasi të mëdha të energjisë. Prandaj,edhe kur ato duhet të largohen nga zgjuadhi, bletët preferojnë transferimin e dyllit nga koshera e vjeter në koshere të re në vend se të prodhojnë dyllin e ri .
Bletët ndërtuese përdorin format gjeometrike më ekonomike. Preferojnë gjashtëkëndor sepse ata kanë një vëllim minimal, ndajnë faqe të përbashkëta dhe ofrojnë hapësirë maksimale deponimi me hargjim të sasisë minimale të dyllit të çmuar. Qysh në vitin 36 e.r Markus Terencius Varo tha se struktura më praktike është hualli. Një shekull më vonë matematikani grek Papus i Aleksandrisë mbështetur në këtë hipotezë, dhe pas 1999 vite, profesori amerikan Tomas Hale shkroi provën përfundimtare matematikore në 19faqe, i cili konfirmoj se nga të gjithë strukturat e mundshme teorike, struktura e huallit kërkonë sasi minimale të dyllit.
Insektologu francez Antoine Feroje paraqiti dilemë të ngjashme si një problem gjeometrik, duke e definuar atë si “problemin e bletëve”: Le të ipet prizmë e drejtë gjashtëkëndore,e ndarë me tre lloje drejtkëndësha barabrinjës, me pjerrtësi të njejtë në krahasim me bazën.
Cili duhet të jetë këndi në mes të drejtkëndëshave barabrinjësve ashtu që sipërfaqja e përgjithshme e prizmës të kishte masat më të voglat? Të tre matematikanë e famshëm janë dhënë në zgjidhjen e këtij problemi dhe dalin me rezultatet e mëposhtme: 70 gradë dhe 32 minuta. Është pikërisht ky kënd të cilin bëjnë bletët punëtore kur ndertojnë hoje mjalti. Gjithashtu, shuma e këndeve të brendshme të kësaj forme të përsosur gjashtëkëndore është gjithmonë e saktë 120˚.
Gjatë punës në hoje bletët mblidhen si një bashkësi e vetme e organizuar. Numri i tyre siguron temperaturën e kërkuar për prodhimin e dyllit. Punëtoret ndërtojnë një bazë të sigurtë dhe faqet e huallit nga dylli që sekretohetr nga gjëndrat në barkun e tyre, dhe me përtypje i japin formën. Diametri i qelizave për mjaltë, larva dhe polen është i standardizuar për 5.2 deri në 5.4 milimetra, dhe qelizat për dronet janë një milimetër përtej. Muret janë 0,07 mm, me një devijim prej vetëm ± 0,002 mm (1 / 2.000 e milimetrit). Faqet e secilës qelizë nuk vendosen vertikal në bazë të lëshuar, por ndërtohen të ngritura në një kënd prej 13˚ për të parandaluar rrjedhjen e mjaltit dhe nektarit!
Eshtë shumë interesant se ndërtimi i një hualli fillon nga ana e sipërme e kosheres dhe vazhdon njëkohësisht në dy ose tre rreshta të ndara në anën e poshtme. Pllaka me qelizat e hojes, e cila ka filluar njëkohësisht nga drejtime të ndryshme, në fund mbetet e lidhur saktësisht në atë mënyrë që, edhe pse ka mijëra kënde të ndryshme, kjo strukturë duket si një njësi e vetme. Për një ndërtim të tillë bletët duhet që paraprakisht të llogaritin distancën midis pikënisjes dhe pikave lidhëse, dhe pastaj në kuadër të tyre të përcaktohet madhësia e qelizave, të përcaktojnë dhe të komunikojnë pozicionet e ndërsjellta dhe çdo njëra të bëj pjesën e saj të përkryer saktësisht së bashku me të gjitha punëtoret tjera. Si është e mundur që bletët të bëjnë llogaritje të tilla të sakta? Dhe në errësirë totale të kosheres. Kjo dukuri gjithmonë i ka mahnitur shkencëtarët. Nëse mendoni se ky nuk është ndonjë problem i madh, merrni një fletë të bardhë të letrës dhe një laps dhe përpiquni të vizatoni diçka të tillë.
Veçoritë e dobishme të strukturës së hojeve kanë gjetur përdorim të gjërë dhe përdoren në prodhimin industrial për shembull:të automjeteve ujore dhe tokësore, helikopterë dhe aeroplanë, nënstruktura raketore, altoparlantë, materialet e paketimit, optika precize (psh. Hubble Space Teleskopi), mallrave sportive, mobiljeve, pajisjet LED, etj.