… përmes dobisë

Si prodhojnë bletët  mjaltin? Për të prodhuar mjaltin,bletët  vizitojnë lulet dhe thithin nektarin e tyre, të cilin e bartin në barkun e tyre, të ashtuquajturën fshikëzës mjalti. Nektari është një lëng i ëmbël i sekretuar nga gjëndra të veçanta nektarit, mbi lulet e bimëve mjaltë, dhe sikur  karrem tërheqin bletët mjaltëdhënëse. Përbërja kimike e nektarit dhe përqëndrimit të sheqerit në të është e ndryshme, dhe kryesisht varet nga lloji i  bimëve të mjaltit. Fshikëza e  Mjaltit është zgjërim me formë thasi i  organeve të tretjes, është e vendosur në pjesën e përparme të barkut, por plotësisht i ndarë nga ai. Fshikëza e mbushur  e mjaltit mban rreth 50 mm3 nektar, dhe për një kilogram të mjaltit duhet të jenë rreth 45.000 – 60.000 fshikëza të mbushura mjalti. Meqenëse, një fshikëz mjaltit rrallë është plotësisht e mbushur, dhe gjatë verës bletët shpenzojnë një pjesë të nektarit që bartin, për një kilogram mjaltë duhet të jenë rreth 150.000 ngarkesa  nektarit  mjaltë në fshikëz, gjegjësisht numër i njejtë   i fluturimeve.

Si  e prodhojnë bletët  mjaltin? Sheqeri, si pjesë  përbërese e nektarit   të marrë nga lulet, fillon kimikisht të ndryshojë qysh  në fshikëzen e  mjaltit të bletës , e kjo paraqet fazën e parë në krijimin e mjaltës nga nektari i luleve. Para se të shëndërrohet nektari  në mjaltë,   nga ai largohet pjesa e madhe e ujit,nëpërmjet procesit të avullimit.Bletët e vendosin nektarin në qelizat e dyllit të kosheres ,por vetëm deri në gjysmë të qelizës, ashtu që uji i tepërt nga nektari sa më shpejtë të avullohet. Përveç kësaj, bletët me lëvizjet e  krahëve  të  tyre përshpejtojnë këtë proces. Në të njëjtën kohë, për shkak të efektit të fermentimit rritet përqëndrimi natyral  i sheqerit në nektar, i cili me kalimin e kohës çon në trashje dhe shëndërrohet në atë që ne quajmë mjaltë. Mjalti me përmbajtje të ulët të ujit mund të mbahet përgjithmonë në errësirë – mjaltë e ngrënshme në kavanoza të mbyllura është  gjetur në varrin e faraonit Tutankamon.

Thartësia në mjaltin e pamaturuar  shkaktohet nga një përqindje më e lartë e ujit në të. Nektari përmban 40-80% ujë, pjesë që  duhet të  reduktohet në perreth 18%,aq sa përmban  mjalti i maturuar. Bletët mënjanojnë ujin ashtu që pika të nektarit shpërndajnë në qelizat  e dyllit të mjalti dhe transferojnë  ato nga qeliza në qelizë disa herë, derisa të avullojë teprica e ujit dhe përmbajtja e ujit të bie nën 20%. Kur të ndodh kjo, bletët me  dyll  mbyllin atë qelizë me mjaltë. Për përpunimin  e 1 kg nektari  nevojitet hapësirë në të cilën  do të mund të vendoset rreth 2,5-3 kg mjaltë.

Mjalti i bletës është  përbërë nga sheqeri i frutave 41% (fruktozë), 34% i rrushit (glukozës), dhe 1-2% kallam (saharozë) sheqer, 18% ujë dhe 6% të substancave të tjera, të tilla si enzima, aminoacidet, acidet organike, minerale (Fe, Mg, Ca, Na, K, P, Co, Ni, Zn, Cu, S, Cr, Se), vitamina (C, D, E, K, B1, B2, B5, B6) flavonoide, vajra  eterike , kokërrza poleni, antibiotikët natyrore, etj). Në mjaltë  deri tani  janë identifikuar më shumë se 180 komponente të ndryshme.

Hulumtime  të shumta të ushqimit për fëmijë  kanë treguar se fëmijët të cilët konsumuan mjaltë  treguan përparim të shpejtë në rritje, zhvillim, peshë dhe lartësi në krahasim me fëmijët, të cilët nuk konsumuan mjaltë. Doza ditore varet nga mosha dhe pesha e fëmijës. Rekomandohet 1-2 g mjaltë / kg peshë trupore në tre ose më shumë vakte. Mjalta sa më të  errëta, të pasura me minerale, rekomandohen për të përmirësuar   pasqyren e gjakut. Mjalta më të qelta  rekomandohen për përmirësimin e tretjes.

Kristalizimi i mjaltit është dëshmi e origjinës natyrale të mjaltit. Kristalizimi i mjaltit ndodh kur molekulat e  glukozes në mjaltë shëndrohen  në materie  të ngurtë gjegjësisht në kristale. Kristalizimi i mjaltit përfshinë vetëm një pjesë përbërëse të mjaltit, të ashtuquajturën dekstrozë, ndërsa e ashtuquajtura levuloza mbetet në gjendje të lëngt dhe formon një shtresë të hollë të lëngshme rreth  kristaleve ekzistuese të dekstrozës. Kristalizimi zhvillohet me shpejtë në qoftë se mjalti ka më shumë glukozë se sa fruktozë dhe dekristalizimi bëhet  në temperaturë deri në 40 ° C.

Mjalti nuk  mirret me një lugë metalike, sepse kështu humbë tipare të vlefshme. Gjithashtu, në një temperaturë mbi 41 ° C mjalta humb vetitë shëruese, kështu që nuk ka kuptim për të shtuar atë në pije të nxehtë. Nëse mjalti mirret pa lëng, është e dëshirueshme për ta mbajtur atë në gojë derisa të shkrihet dhe pastaj të gëlltitet. Nëse mjalta merret me lëng,duhet plotësisht të shkrihet në te ,sepse  vetëm atëherë organizmi  ynë mund të përfitojë plotësisht substancat shëruese nga mjalti.

Në sezonin e prodhimit të mjaltit  bletët deponojnë mjaltin në kosheret e tyre. Rrallë e konsumojnë atë, sepse marrin mjaft  “gjatë  punës”, jashtë koshereve! Bletët  ushqehen me  mjaltë gjatë dimrit. Shumicën e shpenzojnë  në tetor, para fillimit të sezonit të dimrit, dhe në mars, para fillimit të sezonit të pranverës dhe prodhimit  të  nektarit. Në sezonin e prodhimit të mjaltës ato ushqehen kryesisht me nektar – si  burim primar i energjisë, dhe polen – si burim i proteinave. Në fillim të sezonit të pranverës 70% e bletëve  sjellin ujë në koshere, 20% sjellin nektar dhe 10% polen. Bletët në kushte të volitshme prodhojnë më shumë mjaltë se sa  që  kanë nevojë për ushqim. Tepricën e mjaltit ia lëjnë bletarëve, që është qëllimi i bletarisë praktike.

Mjalta  e tepërt që prodhojnë bletët në kolonitë e tyre  është rreth 10-20 kg për koshere bletësh në një sezonë në kushtet mesatare të kullotjes. Mjalti i prodhuar nga bletët në koshere stacionare (fikse) është prodhuar nga shumë lloje të nektarit nga bimë të ndryshme dhe ka vlerë më të madhe mjekësore. Teprica e mjaltit mund të rritet në 50-100 kg për koshere bletësh nëse bletët gjatë sezonit kanë lëvizur nga një kullotë në tjetrën. Mjalti i prodhuar në këtë mënyrë është përgjithësisht njëllojësh, që do të thotë se është krijuar nga nektari i një llojë bimësh.

Kosheret moderne i patentoj amerikani Lorenzo Langstrot, në vitin 1851.  Deri atëherë, gjatë mbledhjes të mjaltit, kosheret e mëparshme duhej të shkatërroheshin së bashku me kolonitë.

Mbledhja e mjaltit është ndoshta një nga profesionet më të vjetra të përfaqësuara në shumë kultura dhe civilizimeve. Në Nepal, një praktikë e tillë është një pjesë integrale e kulturës së popullit Gurung për mijëra vite. Shpatet e Himalajeve në Nepal janë nikoqir të kolonive të bletës së madhe mjaltprurëse Apis laborioso. Këtë punë të rrezikshme të ngjitjes dhe mbledhjes së mjaltit nga shkëmbinjtë e mprehtë dhe të pjerrtë, fshatarët-bletarë e kryejnë dy herë në vit, dhe kjo  paraqet  një atraksion të vërtetë turistik.

Bletët dhe njerëzit janë të lidhur ngushtë, përfitimi që njerëzit kanë nga bletët është i shumëfishtë. Në mesin e një milion llojeve të insekteve në planetin  tonë, bleta është i vetmi insekt që prodhon ushqim për njerëzit. Mjalti është i vetmi produkt ushqimor për njerëzit që kurrë nuk prishet. Mjalti është i vetmi ushqim i ligjshëm që përmban të gjitha substancat dhe materiet e nevojshme për mirëmbajtjen e jetës njerëzore, përfshirë edhe ujin. Mjalti është i vetmi ushqim që përmban pinocembrin,  flavonoid unik antioksidant  i cili ndikon në përmirësimin e funksionit  të trurit.

Qumështi i bletes (ang. “royal jelly,” franc. ” gelee Royale”) është prodhim i  gjëndrave të grykës të bletëve të reja punëtore të moshës nga gjashtë deri pesëmbëdhjetë ditë. Në sasi të mëdha ato  prodhojnë  gjatë kullotjes së  madhe të polenit. Qumshti i bletes është produkti më i vlefshshëm i  bletëve me të cilin  bletët  ushqejnë  mbretëreshën nga dita e parë e shfaqjes së larvave deri në fund të jetës së saj. Qumshti i freskët  i bletes është me konsistencë të trashë, ngjyrë të verdhë-bardhë, aromë specifike dhe pa ndonjë shije të theksuar. Ky është një fenomen unik i natyrës që ushqimi përcakton të ardhmen e karakteristikave anatomike, funksionale dhe sociale të individëve që jetojnë brenda një shoqërie. Falë qumshtit të bletes mund të jetojnë  50 herë më gjatë në krahasim me bletët tjera, dhe për çdo ditë munden të  pjellin rreth 2.000 vezë. Qumshti i bletes “një nga sekretet më të ruajtura të natyrës” dhe nuk mund të sintetizohet nga industria. Vazhdimisht tërheq vëmendjen e shkencëtarëve dhe konsumatorëve, sidomos në disa vende ku njerëzit janë jetëgjatë,  si Japonia, ku shpenzonen qindra tonë të këtij produkti. Eshtë e vërtetuar  se qumshti i bletes ka  efekt pozitiv në përmirësimin e shëndetit dhe trajtimin e shumë sëmundjeve tek njerëzit. Analizat moderne spektrometrike vërtetojnë pranin e më shumë se 185 substancave organike në qumshtin e bletes, disa prej tyre janë të njohura si  unike dhe me vlerë të posaqme: acidi 10-hidroksidecenoik, rojalaktin, rojalizin, një kompleks i proteinave të quajtur “proteinat kryesore të qumshtit të bletes” (MJRP) … Qumshti i bletes është stimulues natyral që përmban një përqendrim të lartë të substancave të vlefshme vitalizuese,biologjikisht aktive, ka veprime anti-inflamatore, antimikrobiale dhe antitumorale, ka efekt imunoprotektivë dhe rrit rezistencën e organizmit ndaj infeksioneve, stimulon dhe nxit rritjen dhe aktivitetin e organeve të sistemit gjenital, stimulon punën e sistemit nervor,përshpejton metabolizmin e yndyrërave dhe ul vlerat e kolesterolit, rrit qëndrueshmërin fizike dhe zvoglon lodhjen, ndikon në normalizimin e presionit të gjakut dhe sheqerit në gjak, nxitë shërimin më të shpejtë të eshtrave dhe plagëve, stimulon rigjenerimin e qelizave të mëlçisë dhe i mbron ato nga dëmtimi … Kjo shtojcë e çmuar natyrale e ushqimit mund të përdoret nga pothuajse të gjithë. “Le të jetë ushqimi  ilaq dhe ilaqi le të jetë ushqim.”

Propolisi është një substancë rrëshinore që mbulon sythat e llojeve të ndryshme bimore. Propolisi përmban më shumë se 60 substanca kimike të ndryshme natyrale. Mbledhjen e propolisit e  kryejnë bletët e specijalizuara mbledhëse në fazën e fundit të jetës së tyre . Sasia e propolisit të mbledhur nga një koloni varet nga preferencat e kolonisë për mbledhjen e propolisit, nevoja e kolonisë për propolis dhe lloji i bimësisë që vizitojnë bletët . Disa lloje të bletëve (psh. bletët e Kaukazit)  mbledhin sasi të mëdha të propolisit, që  vështirëson punën e bletarëve në koshere. Bletët me propolis  mbështjellin (propolizojnë) i mbyllin të çarat në koshere, lëmojnë murret e brendshme në koshere dhe mbështjellin/ balzamojnë kafshët  që I  mbysin në koshere, që smund t’I nxjerrin nga kosheret (p.sh., minjtë). Meqë kosheret janë hapësirë e ngushtë,e populluar mjaft e dendur, me temperaturë mesatare rreth 32-35 ° C me shkallë të lartë të lagështis, në te  dominojnë  kushtet ideale për përhapjen e sëmundjes. Megjithatë, propolisi ka veprim antibakterial dhe antiviral,  me avullimin e tij në koshere bletët mbrohen nga sëmundjet. Një tipar i veçantë për propolisin është se bakteret  nuk zhvillojnë rezistencë në te, që është mungesë e rëndësishme e antibiotikëve sintetike. Propolisi  ka dhe veprim antioksidant. Bletarët propolisin e tepërt e  mbledhin për nevoja personale. Propolisi përdoret veçmas apo në kombinim me produktet tjera të bletës, për parandalimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve, në veçanti efekte të dobishme arrihen në shërimin e plagëve dhe inflamacionit.

Dylli është produkt i gjëndrave të dyllit të bletëve të moshës midis 12 dhe 18 ditë. Bletet punëtore me  përtypje i japin formën dhe  ndërtojnë një huall mjalti duke i vendosur pranë njëri-tjetrit. Në qoftë se nga ndonjë arsye rreshtimi i huallit  çrregullohet ose shkatërrohet,  bletët  menjëherë fillojnë  ndërtimin e huallit të ri. Dylli i freskët është i bardhë, ajri ndryshon ngjyrë  të verdhë të veçantë. Dyllë blete është një amabalazh ekologjike natyrale, unike, e shëndetshëme dhe plotësisht  e ngrënshëm e mjaltës. Tepricat e dyllit të bletës përdoren në mjekësi, farmaci, stomatologji, kozmetikë, pikturë, në industrin kimike, të tekstilit, industrin ushqimore,  të lëkures, industrin elektrike, etj.

Helmin e bletëve e prodhojnë  bletët e vogla  në dy javët e para të jetës. Pas kësaj, helmi mbetet në barkun e bletës deri në fund të ciklit të jetës, apo  në një situatë ku bletët duhet të mbrohen, dhe e lëshojnë mbi armikun. Në një qese helmi gjinden  rreth 0.3 deri 0.5 mg  helm të bletës me  përbërje  kimike komplekse, erë shumë karakteristike dhe shije të hidhur-të therrjetharbtë. Efekti i dozave të larta të helmit të bletës  nuk është i  hulumtuar  plotësisht, por mendohet se më shumë se 300-400 thumbime për person mesatar mund të jenë vdekjeprurëse. Në të njëjtën sasi  helmi i bletës  është rreth 30% më aktiv se psh. Helmi i gjarpërit. Vetëm bletët punëtore mund të thumbojnë, dhe  vetëm nëse mendojnë se janë në rrezik. Dronët nuk kanë thumb, mbretëreshat kanë – por pasi ato nuk dalin nga kosheret, nuk janë  në gjendje të përdorin atë, përveç për vrasjen e  mbretëreshave konkurencë. Ndërsa në shumicën e rasteve bletët vdesin pasi thumbojnë njerëzit (sepse thumbi “i tëri”  futet në lëkurën e njeriut dhe shkëputet nga trupi i bletëve), shumica e bletëve  nuk do të vdesin, pasi  thumbojnë insektet ose kafshë të tjera. Në mjekësinë popullore helmi i bletëve përdoret si një antireumatik, sipas analizave të fundit të përdorimit të helmit të bletëve në trajtim tregojnë se helmi zvoglon  dhimbjen, ul presionin e gjakut, ul kolesterolin në gjak, rrit aftësinë për të punuar, etj. Hulumtuesit në Universitetin e Uashingtonit në St Louis, SHBA, kanë vërtetuar se melitina, përbërës i helmit të bletës, është efektive kundër HIV virusit Hulumtuesit nga Universiteti i Sao Paulo  kanë gjetur se helmi i bletëve zvoglon dhimbjen në reumatoid artrit sëmundje inflamatore e nyjeve, ashtu që ndikon në rritjen e sekretimit të glukokortikoideve, hormone që kanë veprime antiinflamatore. Edhe pse nuk ka rezultate të hulumtimeve të mëdha  klinike,  në SHBA  apiterapia me helmin e bletës përdoret mjaft shpesh në trajtimin e sklerozës multiple, si alternativë për terapin me interferon.

Polenin (pluhur lulesh) e prodhojnë bimët që lulëzojnë, ndërsa e mbledhin  bletët. Poleni përdoret për të ushqyer folen e bletëve  dhe për të ushqyer bletët e reja.. Poleni është  burim i proteinave, nga i cili bletët e reja  prodhojnë qumshtin e bletes. Përveç proteinave,  të cilët  gjinden në polen   rreth 27%,  poleni përmban 13% aminoacide, rreth 15%  glukozë dhe fruktozë, dhe rreth 5% yndyrë. Poleni përmban të gjitha mineralet.esenciale, vitaminat dhe enzimet. Për shkak të përmbajtjes, poleni është shumë ushqyesë dhe i shëndetshëm. Nëse në koshere nuk gjindet polen, pamundësohet zhvillimi i bletëve në koshere dhe I kolonisë së  bletëve në përgjithësi. Për nevojat vjetore të koshereve duhet të sigurohen deri në 30 kg polen. Bletët mbledhin polen nga lulet dhe e vendosin në shporta në këmbët e pasme. Ekziston një pjesë e vogël e bletëve mbledhëse që mbledhin vetëm  polen. Disa bimë të mjaltit janë veçanërisht të pasura me polen  cilësor (frutat, tërfili i bardhë, gështenja), dhe  në kohën e lulëzimit bletët  mbledhin sasi të mëdha, dhe bletarët pastaj mund të ndajnë tepricën. Mjalti i përzier me 30%  polen dhe me qumsht blete e propolis është një pije shumë e vlefshme mjekësore

Të gjitha produktet e bletës që njerëzit i përdorin apo i konsumojnë  përfaqësojnë vetëm 20% të përfitimeve që ne kemi nga bletët. Pjesën e mbetur – 80% bletët  iu dhurojnë njerëzve në formën e pjalmimit. Është vërtetuar  se bletët kanë rol  ekologjik  tër pazëvendësueshëm si promotor të ruajtjes së biodiversitetit përmes pjalmimit të bimëve, me çka arrihen rendimente disa here më të mëdha të farërave, frutave dhe perimeve. Pjalmim do të thotë se bletët bartin polenin (qelizat riprodhuese mashkullore të bimëve) në pjesët femrore të luleve të bimëve të tjera të të njëjtit lloj, duke bërë të mundur fertilizimin dhe formimin e fetusit. Këto  bimë të polenizuara  japin fruta më të mëdha,  pamje më të bukur, shije dhe aromë më të mirë, përmbajnë më shumë sheqer, vitamina, mikroelemente, proteina, minerale dhe të tjera. Një koloni e fortë dhe e shëndoshë bletësh gjatë ditës mund të polenizoj  deri në 3.000.000.lule. Bletët polenizojnë rreth 80% të bimëve të cilat polenizohen  nga insektet, gjithsejt rreth 20.000 lloje bimore, dhe zhdukja e bletëve  do të kishte pasoja kataklizmatike.

Për të funksionuar si duhet dhe për të pasur koloni të shëndoshë dhe të qetë, një koshereje  mesatare në një vit i duhen 120 kg  nektar dhe 20-30 kg polen. Kultivimi i tepruar i bimëve me përdorimin e tepruar të pesticideve, veçanërisht në vendet e zhvilluara, me plantacione masive të misrit dhe monokulturave çon në një reduktim të larmisë biologjike dhe shkatërrimin e popullatave të bletëve,  kjo ka një ndikim negativ në baraspeshën e përgjithshëme ekologjike. Bletët sot në shumë vende mund të themi se janë  të uritura!

Bletët janë një lidhje e domosdoshme në zinxhirin e krijimit të më se 75% produkteve ushqimore. Organizata Botërore për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) vlerëson se 71 nga 100  të lashta që përbëjnë 90% të ushqimit botëror pjalmohet nga bletët.. Kontributi global i bletëve vlerësohet në qindra miliarda dollarë në vit. Çdo e treta kafshatë  që konsumojmë në ditë është e varur nga bletët  gjegjësisht nga pjalmimi i frutave, arrave dhe perimeve. Humbjet enorme të kolonive të bletëve të mjaltit në vitet e fundit janë shkak për shqetësim të madh, Në këtë drejtim, më mire e kuptojmë Albert Einsteinin kur ka thënë se “në rast se zhduken bletët, njeriut i mbeten vetëm edhe katër vite jetesë!”

Gjatë dhjetë viteve të fundit kolonitë e bletëve fillojnë të zhduken me shpejtësi, nga shkaqe ende të panjohura. Në të ashtuquajturin “çrregullim i zhdukjes së kolonive” me milijarda bletë punëtore të rritura braktisin kosheret e tyre dhe  nuk kthehen më në koshered e tyre. Në koloni mbetet vetëm mbretëresha dhe bletët e reja. Pasi që për herë të pare është paraqitur SHBA, ku ka ardhur deri tek reduktimi i popullatës së bletëve për 30-90%, çrregullimi është përhapur edhe në kontitentin europian.