Në Tokë, ka rreth 20.000 lloje të njohura të bletëve që banojnë në të gjitha kontinentet, përveç Antarktikut. Nga ky numër, vetëm 11 lloje prodhojnë mjaltin. Bleta mjaltëpruëse është e vetmja në mesin e një milion llojeve të ndryshme të insekteve në Tokë që prodhojnë ushqimin që e konsumojnë njerëzit. Njeriu tani kultivon katër lloje bletësh të mjaltit: Apis mellifera / mellifica – sot e njohur si bleta evro-afrikane e mjaltit; Apis Florea – bletë e vogël indiane, Apiss dorsata – bletë e madhe indiane dhe Apis cerana – e përhapur në jug, në pjesën qendrore dhe në pjesën juglindore të Azisë. Të gjitha këto bletë prodhojnë mjaltin më të mirë dhe të shëndoshë. Mjaltë e keqe mund të ndodhë vetëm si rezultat i gabimit njerëzor.Mjalti i bletëve është një nga ushqimet më të sigurta – bakteret më të rrezikshme nuk mund të mbijetojnë në mjaltë.
Ngjajshëm me bashkësitë njerëzore, kolonia e bletëve është komunitet i organizuar me ndarjen e saktë të punëve. Bletët marrin dhe ndryshojnë “përgjegjësitë” e tyre në koshere në bazë të moshës, dhe bletët e reja mësojnë nga motrat më të vjetra dhe më me përvojë. “Karriera e Biznesit” e bletëve punëtoreve duket kësisoji:
1-2. ditëshe kryejnë pastrimin e qelizave, duke filluar me atë në të cilën kanë lindur
3-5. ditëshe: ushqejnë larvat e vjetëra
6-11. ditëshet : ushqejnë larvat e reja
12-17. ditëshet: prodhojnë dyllin dhe ndërtojnë “tenxhere mjaltë”, mbajnë ushqimin dhe kryejnë detyrën e funeralit
18-21. ditëshe: rruajnë hyrrjet në koshere dhe mbrojnë të njëjtën nga ndërhyrësit e ndryshëm
nga dita 22 e moshës deri në vdekje (40-45, ditë): fluturojnë dhe vëzhgojnë, mbledhin nektar, polen dhe ujë, polenizojnë …
Një bletë viziton rreth 10 lule për minutë, një udhëtim nga kosheret zgjat rreth 10-30 minuta, gjatë të cilave bleta viziton rreth 50-100 lule. Jashtë kosheres bleta kalon duke punuar rreth 6-7 orë në ditë. Gjatë kësaj kohe bën rreth 40-50 fluturime dhe viziton rreth 4.000-5.000 lule. Për 1 kilogram të mjaltit bleta duhet të fluturojë rreth 5 milionë lule (p.sh. rreth 2.000.000 lule të akacies-bagrem ose rreth 7.500.000 lule tërfili të kuq) dhe fluturon mbi 110.000 kilometra (për shembull, diametri i planetit Tokë është rreth 40.000 km). Një bleteje për prodhimin e një kilogram mjalti do t’i duheshin 110 vite
Nga një lule bleta thith rreth 0.02 mg nektar. Për 1 kg mjaltë bletët e mjaltit duhet të sjellin rreth 150.000 ngarkesa të nektarit ose gjithsejt 3-4 kg nektar, që varet nga përmbajtja e lagështisë në ajër dhe në nektar. Gjatë një periudhe 20 ditëshe duke fluturuar dhe duke punuar jashtë kosheres një bletë punëtore mund të sjellë 6-8 g nektar nga të cilat merr 3-4 g mjaltë. Bleta mesatare punëtore prodhon rreth 1/12 e një lugë çaji mjaltë në jetën e saj. Me fjalë të tjera, kur ju hani një lugë çaji mjaltë, mos harroni, një kafshore juaj e ëmbël është një punë e përjetshme e 12 bletëve të zellshme.
Efekti i bletëve punëtore në mbledhjen e nektarit është më i madh kur kullotja është më afër dhe fluturimet më të shkurtra. Nëse kullosa është larg nga kosheret rreth një kilometër, bletët me ngarkesë të plotë do të arrijnë përsëri në koshere për 3-5 minuta, derisa tre kilometra do ti fluturojnë për 20-25 minuta. Bletët mund të fluturojnë në një distancë prej tetë kilometra nga kosheret, dhe pa dyshim do të gjejnë rrugën mbrapa. Megjithatë, distanca e dobishme e punës për bletët nuk duhet të jetë më shumë se 2 km.
Nëse fluturojnë pa ngarkesë, bletët mund të zhvillojnë shpejtësinë deri 65 km / h, ashtu që për një minutë fluturojnë më shumë se një kilometër. Kur ngarkohen me nektar dhe polen, bletët fluturojnë ngadalë, 18-36 km / h, në varësi të drejtimit dhe erës. Për një kilometër të fluturimit bletët shpenzojnë 0.43 mg të sheqerit të përfshirë në nektar ose “4.3 g për 100 kilometra.” “Karburanti” i përmbajtur në dy lugë çaji mjalti do të jetë i mjaftueshëm për një bletë për të fluturuar tërë botën.
Gjatë fluturimit krahu i bletës bën të paktën 200 goditje në sekondë, ose 12.000 herë në minutë, duke formuar tingullin karakteristik “hum”.
Bleta më e vogël në botë është një bletë xhuxh (TRIGONA minima) dhe ka një gjatësi prej rreth 2 mm, ndërsa bleta më e madhe konsiderohet se është bleta Megachile tape, e cila mund të rritet në një gjatësi prej 4 cm. Edhe pse bletët janë insekte relativisht të vogla, gumëzhimit të tyre i frikësohen shumë edhe kafshët më të mëdha të tokës. Duke dëgjuar gumëzhimin e bletëve të vogla, elefantët – gjigandët më të rëndë se 12 tonë,arratisen me panik duke tundur kokën e tyre dhe duke prodhuar tinguj specifik.
Bletët gjithashtu mbledhin edhe pluhurin-pjalmin e lules (polenin, ). Disa “ngarkesa” polen peshojnë 10-25 mg. Në mbledhjen e polenit, bletëve u ndihmonë dhe lehtëson ekzistimi i forcës elektrostatike mbi qimet e trupit, për të transferuar “ngarkesën” e polenit bletët shfrytëzojnë shporta anatomike në këmbët e tyre të prapme. Në një qelizë të dyllit të mjaltës mund të vendosen 18-25 ngarkesa polen, ose rreth 450 mg. Korniza e mbushur mirë në koshere mund të përmbajë 2-3 kg polen. Në kushte të volitshme bletët e një shoqërie për shtatë ditë mund të mbledhin deri në dy kilogram polen. Çdo “topth” i polenit që sjellin bletët në koshere përmban më shumë se 2 milion kokrra lule-poleni, ndërsa vetëm një lugë e vogël përmban më shumë se 2.5 miliardë kokrra të llojeve të ndryshme të polenit. Për këtë sasi të polenit,një bletë duhet të punojë tërë muajin, të paktën tetë orë në ditë.
Të vogla por të fuqishme! Bleta mesatare punëtore është e gjatë pak më tepër se një centimetër dhe peshon vetëm rreth gjashtëdhjetë miligram. Megjithatë, ajo është në gjendje të fluturoj me barrë më të rëndë se sa është vetë.
Gjenomi i bletëve përbëhet prej 260 milionë çifte të bazave nukleotide. Një studim i fundit global i ndryshueshmërisë së gjenomit sugjeron se pikënisja e origjinës të llojeve të sotme të bletëve është gjetur në Azi, rreth 300.000 vite p.e.r.